Gazeta “TemA”, ka ribotuar një punim të Dhimitri Pilikës, që daton në janar të 1967 dhe si bosht të tij ka një ndër letrat e Skënderbeut, e gjetur mbas 5 shekujsh nga vdekja e tij. Letra daton në 8 Prill të vitit të largët 1456. Ajo i drejtohet Papës në Romë. Letra në origjinalin e saj është e shkruar latinisht sipas anës formale të protokollit me një formulë të paracaktuar. Ajo i drejtohet një ndër personave më me influencë në Vatikan, Kardinalit Dominik Kaprakinkës, i cili ky i fundit njihej si kritikues i ashpër i Papës dhe të metave të Vatikanit, si dhe njihej si njeri me ide të qarta dhe të prera kundër pushtimit otoman
I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre. Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë ti shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve. Papo në marrtë armiku rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë. Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë. Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paçi nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca. I dërgova shenjtërisë së tij zotërsë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe. Prurësi iI kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbetë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë. Lezhë më 8 të prill 1456, Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe.