Në Likoc u kremtua 100 vjetori i Shkollës “Fehmi Rama”

Kryetari i Komunës të Skënderajt, z. Fadil Nura dhe drejtoresha komunale për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëme, Besarta Meha-Ademi, të hënën kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 100-të të themelimit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Fehmi Rama” në Likoc.

Në një program artistik të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit, kryetari Nura ka uruar të gjithë të pranishmit me rastin e 100 vjetorit të shkollës, duke theksuar se në këtë shkollë janë edukuar shumë gjenerata e personalitete të rëndësishme të vendit, në mesin e të cilëve edhe heronj të lirisë, siç është Fehmi Rama, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla në Likoc.

Në nderim të veprës dhe rënies heroike, në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, kryetari Nura, nënkryetari Lushtaku dhe familjarët, kanë vendosur buqeta me lule mbi varrin e dëshmorit Fehmi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …