Në lokalet e LSHK-së në Prishtinë, të martën, më 25 të këtij muaji, në orën 15, do të jenë mysafirë një grup krijuesish e artistësh arbëreshë nga Frasnita e Kalabrisë, Itali, me ç’rast do të përurohet vepra “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesёr” të autoreve Emilia Blaiotta, Flavia D’Agostino, Lucrezia Linda, Lucia Martino. Në mesin e tyre do të jenë edhe Lucia Martino, kryetare e shoqatës “Vorea”, Frasnitë – Kalabri, Najada Frashëri, sponsore e librit, Klodian Cami, kryetar i shoqatës kulturore “Shqiponja”, Reggio Emelia, Itali dhe Ndue Lazri, shkrimtar e publicist në Trentino, Itali. Në këtë veprimtari do të interpretohen edhe pika muzikore arbëreshe nga Teuta Tenolli, soliste (Tiranë) dhe Marko Moccia, këngëtar arbëresh nga Kalabria.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …