leoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Në Londër po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri, Edi Rama

Në Londër po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor ku janë të pranishëm kryeministrat e 6 vendeve, të cilat aspirojnë të bashkohen sa më shpejt me BE-së. I pranishëm midis liderëve të tjerë politikë, ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili  ka theksuar rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe fqinjët tanë çelja e negociatave me BE-në. Për të argumentuar këtë ai mori shembullin e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat përfituan rritje ekonomike dhe shtim të investimeve e interesit të huaj. “Kemi një bashkëpunim intensiv me BE, por shpresojmë që të vazhdojmë mbi këtë rrugë duke ecur në nivele të tjera. Në presidencën bullgare patëm bisedime të mira. Ne besojmë shumë që të ecim përpara me një vizion të vetëm dhe kjo do të ndryshojë të gjithë mjedisin në rajon”, tha Rama. Kryeministri shqiptar theksoi se “nuk po kërkojmë të bëhemi menjëherë pjesë e BE-së, por po kërkojmë të çelim negociatat e anëtarësimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …