Të vrarët Siri

Në luftimet pesëvjeçare në Siri janë vrarë mbi 300. 000 njerëz janë shpërngulur rreth 10 milionë sirianë

Vëzhgues sirianë, të cilët monitorojnë luftën e përgjakshme në Siri, kanë llogaritur se në luftimet pesëvjeçare në këtë shtet janë vrarë  mbi 300.000 njerëz. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani të Madhe, tha se të vrarët përfshijnë 59.000 trupa qeveritare dhe mbi 86.000 civilë. Të tjerët, janë kryengritës, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane. Shifra e të vrarëve mund të jetë për 70.000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen. Lufta çlirimtare në Siri ka nisur në vitin 2011 kundër regjimit diktatorial dhe kriminal të Bashar al Assadit, i cili përfaqëson pakicë alavite, që nuk ka më shumë se 10 përqind të popullatës së përgjithshme të Sirisë. Prej fillimit të luftës e deri tani nga Siria, për shkak të luftimeve janë shpërngulur rreth 10 milionë qytetarë, shumica prej tyre janë vendosur nëpër kampe në Turqi, por edhe në shumë vende të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …