Drejtor i Drejtorisë së Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Slavko Stojanoviq ka konfirmuar se janë arrestuar 20 shtetas të Serbisë dhe një është në kërkim. Ata janë të dyshuar se në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale duke krijuar një organizatë kriminale dhe terroriste, duke hyrë në këtë shtet me qëllimin që fillimisht të armatosen e më pas, të kryejnë sulme kundër institucioneve të sistemit shtetëror, duke mos përjashtuar edhe sulm mbi zyrtarët e lartë shtetëror, ka saktësuar Stojanoviq. Në njoftimin e MUP-it malazias theksohet se aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtje Kombëtare si dhe në koordinim dhe me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, duke vepruar në përputhje me informatat e mbledhura nga operativa dhe inteligjenca që i kishte në posedim Policia. Ndërkaq, është raportuar se grupi i arrestuar ka qenë i udhëhequr nga ish-shefi i Xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq, i cili është kryetar i Fronti Patriotik të Serbisë, organizatë nacionaliste e lidhur me qarqet ekstreme ruse.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …