Në lokalitetin shqiptar të Tuzit, pranë Podgoricës, ditë më parë është ngritur përmendorja e heroit shqiptar, Dedë Gjo Luli, përpara shtëpisë ku ai ka jetuar. Kjo është përmendorja e dytë e kësaj figure historike, pas asaj që është ngritur kohë më parë në qendër të qytetit të Tuzit. Kundër kësaj përmendoreje ka reaguar ashpër Fronti Demokratik, parti opozitare, pro serbe në Mal të Zi, e cila, tash e sa muaj, propagandon tezën se po bëhen përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe se autoritetet në Podgoricë po e tolerojnë atë. Në këtë parti pretendojnë se bëhet fjalë për një person që ka luftuar kundër ushtrisë malazeze dhe ka qenë kundër asaj që Plava dhe Gucia t’i përkasin Malit të Zi, i cili në Kongresin e Berlinit, më 1878, është njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur. Nikollë Camaj, nga partia shqiptare Lidhja Demokratike, thotë se Dedë Gjo Luli nuk është figurë e diskutueshme, porse, sipas tij, kurdo që shqiptarët në Mal të Zi festojnë diçka, “ajo, për fat të keq, vazhdon t’iu pengojë botëkuptimeve serbomadhe”. Sipas Camajt, edhe malazezët kanë arsye për të festuar për Dedë Gjo Lulin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …