Komisioni për zgjedhjen e këshillave lokal dhe lagjeve urbane, nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, zhvilluan takimet e parapara, për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokal për fshatrat: Malësi e Vogël dhe Gexhë. Në Malësi të Vogël, Murat Morina u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit, si dhe u zgjodh këshilli në përbërje prej 9 anëtarëve. Në Gexhë, Nexhmedin Krasniqi u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit, si dhe u zgjodh këshilli në përbërje prej 5 anëtarëve.