Në Malësi të Vogël, është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Skender Kastrati në oborrin e shkollës që mban me krenari emrin e tij

Sot në Malësi të Vogël, është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Skender Kastrati në oborrin e shkollës që mban me krenari emrin e tij. Dita e sotme është njëherazi edhe ditë feste për shkollën. Në zbulimin e bustit ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se, Skender Kastrati ishte një luftëtar trim që u flijua më 26 gusht 1998, atëherë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Anadrin, kishte nevojë për armatime dhe municione, për fuqizimin e  organizimit dhe veprimit luftarak të saj kundër armikut. Malësia e Vogël, sikurse i gjithë Rahoveci, e ruan dhe e përkujton me krenari emrin e Skender Kastratit, i cili me veprën e tij atdhetare është përjetësuar në altarin e heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë. Ndihem i gëzuar që Komuna e Rahovecit pati mundësinë që ta realizojë ndërtimin e bustit të dëshmorit Skender Kastrati. Para këtij busti, do të përulemi me përkushtim për ta nderuar dhe lartësuar emrin dhe sakrificën e tij, për çdo ditë, muaj e vit. Lavdi dhe nderime dëshmorit Skender Kastrati, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit, tha kryetari Latif.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …