Në malet e fshatit Kuqicë të Skenderajt filloi ndërtimi i shtigjeve të ecjes

Në malet e fshatit Kuqicë dhe në mesin e bukurive natyrore, filloi të realizohet projekti i premtuar për ndërtimin e shtigjeve të ecjes. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, bashkë me përfaqësuesit e Klubit të Bjeshkatarëve “Nomads”, të udhëhequr nga Valdete Çollaku, kanë vizituar vendin ku nis shtegu i gjatë 22 kilometra e i cili kalon nëpërmjet maleve të Kuqicës, Kotorrit dhe Radishevës. Qeverisja Nura kishte premtuar projektin e ndërtimit të shtegut, në kuadër të të cilit parashihet, përveç shtegut për ecje, edhe ndërtimi i bujtinave mes maleve dhe bukurive natyrore që ofron komuna e Skenderajt, me qëllim të zhvillimit të turizmit malor, një nga fushat me prioritet në qeverisjen lokale.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …