leoni

Në Malishevë deri më tani po zbatohen masat parandaluese kundër COVID-19

Këshilli komunal në Malishevë për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar në mëngjes, ku është bërë analizë e situatës së krijuar pas paraqitjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19. Bazuar në të dhënat e raportuara, situata është nën kontroll dhe janë vetizoluar të gjithë personat e identifikuar që kanë pasur kontakt me personin e infektuar. Po ashtu, edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është duke u zbatuar vendimi i qeverisë për futjen në karantinë të tërë territorit të Komunës së Malishevës. nSa i përket shërbimeve publike, ato janë duke u kryer normalisht, pra furnizimi me ujë në vendbanimet që kanë sistem të ujësjellësit, është duke u bërë normalisht, e po ashtu edhe grumbullimi i mbeturinave po kryhet normalisht. Sa i përket furnizimit me ujë, njësia e Hidroregjionit jugor në Malishevë, ka këshilluar të gjithë qytetarët që të përdorin ujin e klorinuar nga sistemet e tyre, ndërsa vendbanimet që nuk kanë sistem të ujësjellësit, këshillohen që brenda mundësive të furnizohen me ujë nga fshatrat ku kanë sistem të ujësjellësit. Përndryshe, edhe masat tjera janë duke u zbatuar në përpikëri dhe të gjitha organet përgjegjëse janë në krye të detyrës pa ndërpre. Në këtë takim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përsëri ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por vetëm ti zbatojnë masat parandaluese sipas udhëzimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …