Nën organizim të Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Malishevës, të cilën e udhëheq, Vera Bytyçi, sot në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore pran zyrës se kryeministrit përkatësisht, zyrtares, Leonora Selmani u realizua trajnimin me temën. Procedurat standarde të veprimit kundër dhunës në familje. Te pranishëm në këtë takim për diskutim ishin pjesëtarë të policisë së Kosovës nga Komuna e Malishevës, anëtarë të grupit punues dhe disa akter të mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. Vera Bytyçi nga Zyra për Barazi Gjinore i njoftoi të pranishmit me punën rreth hartimit të Strategjisë kundër dhunës në familje të cilën e ka miratuar Kuvendi i Komunës së Malishevës. Kurse nga kabineti i kryetarit foli, Rexhep Mazreku, i cili tha se ne si institucione komunale do ta mbështesim implementimin e kësaj strategji e cila ndihmon në trajtimin e atyre të cilët mund të jenë viktima të dhunës. Trajnimi i sotëm është pjesë e planit të veprimit kundër dhunës në familje si dhe ky aktivitet është në kuadër të strategjisë komunale kundër dhunës në familje, që ishte i planifikuar të mbahet.