Në Malishevë filloi vaksinimi i 15 mijë deleve dhe dhive për sëmundjen e klostrideve

Për herë të parë në Komunën e Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, deleve dhe dhive, për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen një varg sëmundjesh dhe përmes kësaj parandalohet bartja e infeksioneve nga kafshët tek njeriu. Në këtë vaksinimin do të përfshihen 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa realizohet nga AVUK-u dhe mbështetet nga Komuna e Malishevës. “Kjo fushatë e vaksinimit, që ka filluar këtë javë dhe pritet të përfundoj deri në fund të javës, ka rëndësi të madhe, pasi përmes këtij vaksinimi për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen sëmundjet si këmbëzeza, edemen malinje, sëmundjen e zezë, gangrenën gazoze, clostridum tetanin dhe dizenterinë e qengjave, pas vaksinimit, kafshët janë të sigurta, sikur delet, ashtu edhe qengjat dhe fryti në delet e mbarësuara, apo dhitë dhe kecat”, ka thënë drejtori për bujqësi, Murat Hoxha gjatë monitorimit të kësaj fushate të vaksinimit, e që ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Edhe Berisha, po ashtu, i ka dhënë mbështetje realizimit të kësaj fushate të vaksinimit, pasi sipas tij “përveç mbrojtjes së kafshëve nga këto sëmundje, mbrohet edhe shëndeti i qytetarëve, qoftë fermerëve dhe familjeve të tyre, e po ashtu edhe qytetarëve të cilët i blejnë për konsum delet apo dhitë”. Sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, në bashkëpunim me AVUK-un, pritet të realizohen edhe dy fushata apo projekte tjera, për vaksinimin e kafshëve, për mbrojtje nga sëmundjet, siç është bruceloza dhe sëmundjet tjera. Hoxha, gjithashtu e ka falënderuar AVUK-un, për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …