Në Malishevë, hapet zyra e investimeve nga Investitori Italian

Në Malsihevë u hap zyra e investimeve nga investitorit italian Pierpaolo Cavaglieri, i njohur për kultivimin e bimëve bujqësore “Alkekengit” që përdoret në industrinë ushqimore. Në emër të Komunës së Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha, në fjalën e vet ndër të tjera tha: “Me këtë zyre të investitorit italian së pari do të fitojnë bujqit e Malishevës dhe kjo është një mundësi e madhe që nga dita e fillimit të punës së kësaj zyre investitore, në komunën e Malishevës, bujqit munden t’i drejtohen për t’u njohur nga afër me kërkesat e saj, produktet që do të prodhohen dhe përgatitjet për aplikim dhe nënshkrim kontrate me invesitorin. Pra, prodhimet bujqësore tash e tutje do të janë të siguruar në eksportim, ky tregues lajmëron ditë të mirë për qytetarët e në veçanti bujqit e komunës së Malishevës”, tha Berisha. Kurse, investitori Italian. Pierpaolo Cavaglieri, theksoi “Unë kam shprehur interesim dhe erdha për të investuar se pashë bujqë të vyeshëm dhe kultivues të ndryshëm të kulturave bujqësore, por nevojat e tyre ishin plasimi dhe sigurimi i tregut për prodhime, prandaj, ne jemi këtu që t’u sigurojmë prodhimin tuaj, duke filluar nga mbjellja e fidanëve, nxjerrja në treg e këtyre kulturave, por po punojmë edhe në hapjen e një fabrike për përpunimin e tyre në Malishevë”.përfundoi Pierpaolo Cavaglieri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …