Në Komunën e Malishevës, për dy ditë, qëndroi i hapur panairi vjeshtor i prodhimeve të turshive dhe punimeve me dorë. Ky panair është organizuar nga shoqata “ Fatjona” i mbështetur financiarisht nga komuna e Malishevës. Panairin e vizitoi, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport me bashkëpunëtorë dhe vlerësoi lartë punën e grave që po bëjnë në fushën e prodhimeve vendore të turshive dhe artizanaleve të dorës, si për nga cilësia që përmbajnë, po ashtu edhe për nga vlerat trashëgimore që kanë këto prodhime. Në panair, morën pjesë mbi shtatë shoqata me produktet e veta, ku në këtë panair, nuk mungoi edhe ekspozimi i librave.