Në Malishevë po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”

Në komunën e Malishevës po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”. Projekti, fillimisht ka startuar në dy shkolla fillore “ Ibrahim Mazreku “ në Malishevë dhe SHFMU “ Ramadan Morina” në Damanek, ku janë trajnuar mësuesit për këtë udhëzues dhe kanë mbajtur ligjerata me nxënës, ku më pastaj kanë filluar edhe ndarjen e disa llojeve të mbeturinave në shkollë kryesisht plastikë dhe kanaqe, njëkohësisht drejtoria e shërbimeve ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me dy kompani përgjegjëse për blerjen e këtyre materialeve të riciklueshme nga shkollat. Ndërsa sot është vazhduar me Pilot Projektin “Sistemi i Riciklimit dhe Edukimit Mjedisor”, në kuadër të Projektit për “Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave Drejt Një Shoqërie të Shëndoshë Faza 2”, edhe me 4 shkolla tjera ”Salih Bytyçi”, ”Petro Nino Luarasi”, ”Emin Duraku” dhe ”Fehmi Agani”,  e ku do të  vazhdohet edhe më tutje në të gjitha shkollat fillore të komunës së Malishevës. Kjo punëtori është mbajtur në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, objektivat e kësaj punëtorie janë të trajnoj mësuesit e shkollave se si të përdorin Libër Udhëzuesin për edukim mjedisor lidhur me menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Malishevës. I gjithë ky aktivitet po zhvillohet për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …