Vetura

Në Malishevë sërish kthehet kodi 04 në targat e automjeteve, takohen ministri i MPB-së Agim Veliu dhe kryetari Ragip Begaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarët e komunës. Takimi do të mbahet sot, në orën 15:00, në zyrën e kryetarit të Komunës. Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …