leoni

Në Malishevë shpërndahen 20 makina për mbjelljen e misrit

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në bujqësi për fermerët e Komunës së Malishevës, janë shpërndarë edhe 20 makina për mbjelljen e misrit, për 20 fermer. Në shpërndarjen e këtyre makinave, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët i kanë uruar përfituesit e makinave për mbjelljen e misrit. “Investimi në bujqësi do të thotë investim në prodhimet bujqësore dhe ky është qëllim i yni, që brenda mundësive buxhetore ti përkrahim bujqit, në këtë rast, ti përkrahim 20 bujq të cilët merren me mbjellje të misrit”, ka thënë kryetari Begaj gjatë shpërndarjes së 20 makinave për bujqit përfitues. “Përmes përkrahjes në mekanizëm bujqësore, jemi duke u munduar që sado pak, ti përkrahim bujqit e komunës sonë, me qëllim që këta ta kenë më të lehtë punimin e tokës dhe mbjelljen e misrit”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha. Sipas tij, projekti për përkrahje në mekanizëm bujqësore, përkatësisht furnizimi me makina për mbjelljen e misrit, ka kushtuar 25 780 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …