Në Malishevë takohen, Begaj dhe Kolonel, Nattale Gatti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi pritën në takim, Kolonel, Nattale Gattin, Komandant i Komandës së Regjionit të KFOR-it, në regjionin e Pejës, me bashkëpunëtorë. Begaj dhe Gatti, për afër një orë biseduan, për shumë çështje të zhvillimeve aktuale në Komunën e Malishevës, që nga çështja e sigurisë, ku u vlerësuan situatën stabile dhe të menaxhueshme. Në vazhdim biseduan për, infrastrukturën në arsim, shëndetësi, rrugë, kanalizim, ujësjellës, mjedisin hapësinor e deri te çështjet politike, lokale dhe qendrore. Për të gjitha këto çështje, Begaj, njoftoi, Kolonel, Nattale Gattin, Komandant i Komandës së Regjionit të KFOR-it, se, “Malisheva si Komunë, me gjithë se, me një buxhet të vogël për investime kapitale e me kërkesa të mëdha për zhvillim ekonomik, ia kemi arritur, që t’u ofrojmë kushte për mësim sa më cilësor nxënësve nga mësimdhënësit, në kompletimin e infrastrukturës shkollore, po ashtu në shëndetësi, rrugë, kanalizime, kurse ende kemi nevojë dhe po punojmë në këtë fushë si dhe për të ardhmen në krijimin sa më të mirë të ambientit për kushte në punësim”. Kolonel, Nattale Gatti, e përgëzoi, Begajn për këtë angazhim në shërbim të qytetarëve të Malishevës, dhe i ofroi bashkëpunim në vazhdimësi, në fund, Begaj e Kolonel, Nattale Gatti, shkëmbyen dhurata simbolike nga përfaqësimet institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …