Në Malishevë u hap panairi dy ditor i veshjeve tradicionale dhe prodhimeve vendore

Sot në Malishevë, u hap panairi dy ditorë i veshjeve tradicionale shqiptare dhe i prodhimeve ushqimore tradicionale, në të cilin po marrin pjesë shoqata dhe individ, të cilët merren me zejen e vjetër të trashëgimisë kulturore shqiptare, sikur edhe me ushqimet tradicionale. Ky panair mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” dhe në Malishevë organizohet krahas festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, që gjithashtu fillon sonte.

Panairin e ka vizituar edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Mazreku dhe drejtorët e drejtorive. Kryetari Begaj, i ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, për punën që e bëjnë, në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Po ashtu Begaj, ju uroj sukses edhe në prezantimin e sotëm në këtë panair.

Përndryshe, panairi i veshjeve tradicionale dhe i ushqimeve dhe prodhimeve vendore, është tradicional në Malishevë dhe mbahet më 1 dhe 2 gusht, në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës. Panairi dhe aktivitetet e tjera, në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës, organizohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS). Me këtë rast, edhe drejtoresha e DKRS-së në Malishevë, Blerta Krasniqi, i ka uruar dhe përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, për punën e tyre, në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …