leoni

Në Malishevë u mbajt debat publik për Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore

Drejtoria  për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunë së Malishevës, mbajti debat publik me qytetarë, mbi Draft Rregulloren  për Tokën Bujqësore. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat  Hoxha, duke i njoftuar,  se ne si drejtori së bashku me zyrtarët  kemi hartuar këtë Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore, ku edhe po debatojmë publikisht. Zyrtari i drejtorisë në fjalë Milaim Morina, në hollësi prezantoi Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore duke u bazuar  në Ligjin Nr. 03/L-040 për vetëqeverisje Lokale dhe  nenit 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 02/L26 për Tokën Bujqësore si dhe neni 37.4 dhe 40.2 të Statutit të Komunës së Malishevës, nr. 01/871, të datës 12.11. 2008, Udhëzimit Administrativ, Nr. 10/2010, për ndërrim destinim të  tokës bujqësore. Ai në Vazhdim tha ”Qëllimi i kësaj  Draft Rregullore është që të caktoi procedurat dhe kriteret e vendosjes për ndërrim të përhershëm ose të përkohshëm të destinimit të tokës bujqësore. Procedurat e parapara kërkojnë në veçanti një bashkëpunim të ngushtë të organeve përkatëse kompetente për planifikimin hapësinore dhe  bujqësi, përfshirë këtu edhe Kuvendin Komunal, Drejtoria  për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë”. Nga ata që u inkuadruan në debat u kërkua, që toka bujqësore të ruhet, duke zbatuar ligjin në përpikëri, sepse, sot jemi dëshmitarë se sa shumë është degraduar, sidomos  toka bujqësore e klasës I-IV (Toka Pjellore), kryesisht ky degradim vjen nga faktori  njeri, prandaj ky Draft Rregullore për Tokën Bujqësore, pritet të kaloi edhe nëpër një debat të drejtorive përkatëse Gjeodezisë dhe Kadastërit, Urbanizmit, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e ekspertëve të kësaj fushe dhe më pas dërgohet  për  debat në Kuvend,që më në fund të   miratohet dhe  të  gjejë zbatim  kjo rregullore  mbi tokën bujqësore, duke mbrojtur tokën, mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …