Në Malishevë u mbajt karvani shëndetësor “PërSHËNDETje”

Sot në qytetin e Malishevës, në kuadër të programit (projektit) të AQH “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor”,  u mbajt karvani shëndetësor “PërSHËNDETje”, e bashkë organizuar nga OJQ “Mundësia”, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, e mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe që zbatohet nga Swiss TPH. Për mbajtjen e këtij aktiviteti, në bulevardin “Ibrahim Mazreku”, janë vendosur disa tenda, ku profesionistët shëndetësor të QKMF-së në Malishevë dhe anëtarët e OJQ “Mundësia”, i kanë ofruar qytetarëve të interesuar këshillat e nevojshme, si dhe shërbime tjera shëndetësore në këto tenda. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi, si dhe zyrtarë tjerë të QKMF-së, e të cilët i kanë falënderuar të gjithë aktivistët e kësaj OJQ-je dhe stafin e profesionistëve shëndetësor, si dhe e kanë vlerësuar lartë këtë aktivitet me karakter informues dhe shërbime shëndetësore. Në këtë karnaval shëndetësor, janë dhënë informata të rëndësishme mbi fushatën e OJQ “mundësia”, pastaj për rreziqet e dietës dhe ushqimore dhe parandalimin e këtyre rreziqeve, ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore, si matja e tensionit, BMI, analiza të shpejta si dhe këshillat e nevojshme nga ana e profesionistëve shëndetësor.

May be an image of crowd

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …