Trajnimin e grave fermere malishevase, me temën ”Sensibilizimi i grave për mundësitë e përfitimit nga programet për bujqësi” e organizoi, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, e të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli. Fermerëve me një fjalë rasti, ju drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ai mes tjerash tha: ”Dita- ditës, gratë malishevase po profilizohen në bizneset e tyre, prandaj edhe ne si qeveri lokale kemi hartuar strategjinë zhvillimore e cila kontribuon në ofrimin e bashkëpunimit mes fermerëve dhe institucioneve, që në çdo hap vlerësojmë se ky dokument ngritë vetëdijesimin tuaj në vendimmarrje për të përmirësuar kapacitetet njerëzore si dhe përmirësuar mirëqenien familjare e socio-ekonomike, njëherit u bëjë thirrje që të aplikoni në thirrjet publike për subvencionim dhe grante të cilat i hap komuna dhe niveli qendror e që drejtpërdrejt ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj”, përfundoi Kastrati. Kurse, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, njoftoi gratë fermere me mënyrën e kushteve të aplikimit, hartimit të projekteve, subvencionimet për bizneset e tyre si në Bletari, shpeztari, pemëtari, blegtori e të tjera biznese, njëherit i informoj edhe për planin e punës dhe investues për këtë vit që ka hartuar si drejtori, kompensimet që janë bërë nga dëmet në bujqësi si dhe në fund për prodhimet e fermerëve malishevas, që brenda periudhës gjashtëmujore kanë dorëzuar mbi një milionë litra qumësht në pikën grumbulluese. Ky aktivitet dhe të tjerët që do të organizohen nga Zyra për barazi gjinore shënojnë fillimin e aktivitete me moton”Java e Edukimit për Barazi gjinore”.