leoni

Në Malishevë u mbajtën dy faza të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Klasa  9-të  për vitin shkollor 2024-2025

Olimpiada e  Përbashkët e Gjuhës Shqipe Klasa 9-të për vitin shkollor 2024-2025 realizohet përmes Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, për herë të parë.

Për zbatimin e këtij urdhër/vendimi janë Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Zyrat vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Komunale të Arsimit, institucionet arsimore parauniversitare (shkollat) dhe grupet respektive të punës.

 Faza e tretë realizohet në nivel shteti dhe organizohet në mjediset e caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë (MAS) dhe MASHTI, kurse faza e katërt realizohet në Tiranë, në nivel ndërshtetëror, në mjediset e caktuara nga MAS.

Ndërsa sot u mbajt  faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe Klasa  9-të për vitin shkollor 2024-2025, ku Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës dhe grupi punues respektiv, kishin përgatitur të gjitha kushtet ambientale, ku do të zhvillohej gara e nxënësve përmes pyetësorit me shkrim, ndërsa vlerësimin  dhe rezultatet nga kjo garë ku morën pjesë 95 nxënës, do t’i shpallin grupi profesional brenda afatit të caktuar .

Më pas nxënësit që rangohen më rezultate të larta, vazhdojnë garën në nivel të shtetit të Republikës së Kosovës dhe më të mirët që dalin nga Kosova, marrin pjesë në garën  ndërshtetërore  në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …