Në Malishevë u promovua libri “Pesha e Fjalës” i autorit Sahit Morina

Në ambientët e restarurantit Ora në Malishevë të shtunën para shumë miqëve, bashkëvuajtësve e bashkëveprimtarëve u promovua libri “Pesha e Fjalës” i autorit Sahit Morina.

Për rëndësin e këtij libri folën Kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Malishevë, z. Fadil Javori, njëherit edhe redaktor i Librit, pastaj shkrimtari, Prof. Prend Buzhala, redaktori gjuhësor Hamdi Mazreku, dhe recenzenti i librit, Ma.sc. Izet Shala.

Shala në fjalën e tij tha se kuptimi i figurshëm i këtij emërtim është “Pesha e Fjalës” dhe rëndësia e një pune, detyrë e ngarkuar, që kërkon mund për t’u kryer; diçka e vështirë, barrë, përgjegjësi,  pesha kryesore bie mbi të mbi personin e ngarkuar, e ka peshë të rëndë mbi supe, vendi që zë diçka midis gjërave të tjera, vlera dhe rëndësia e dikujt a e diçkaje, përpjesëtimi i diçkaje në një tërësi, vendi dhe roli i diçkaje në një tërësi, njeri me peshë, i ka peshë fjala.

Vepra Pesha e Fjalës dhe autori Morina, brenda dy kopertinave tha më tej recenzenti i këtij libri, kanë shumë ide, por vetëm një projekt, Çlirimin, lirinë dhe bashkimin e kombit. Për këtë projekt madhor duhet të ketë Peshë Fjala, duhet të ketë peshë ideja, duhet të ketë peshë veprimi, duhet të ketë peshë çlirimi dhe duhet të ketë peshë bashkimi i kombit, dhe këtu i gjen të gjitha të poeti Morina dhe vepra Pesha e Fjalës.

Në të gjitha poezitë dhe vargun poetik te vepra që po e përurojmë sot i gjenë, Peshën e fjalës, peshën e njeriut, peshën e atdheut, peshën e luftëtarëve, peshën e idealëve, peshën e dëshmorëve, peshën e gjakut dhe peshën e dashurisë të nënës, peshën e këngës, peshën e Flamurit dhe peshën e BETIMIT tha ndër të tjera në fjalën e tij Ma.sc Izet Shala.

I pranishëm në promovimin e këtij libri ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati. Ai në fjalën e tij tha se kjo është një ngjarje e rëndësishmë kulturore për komunën  tonë që çdo ditë e më shumë po merr formë dhe trajtë edhe publicistika letrare por sigurisht edhe librat shkencor.

Prandaj për kryetarin e komunës dhe gjithë qytetarët e Malishevë është krenari dhe nderë që sot marrim pjesë në promovimin e librit të autorit Sahit Morina i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shkruar dhe kontribuar për Pavarësinë e Kosovës, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Diskutohen aktivitetet vetëdijësuese kundër dhunës në familje në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në familje”

Në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt takimi i radhës i Mekanizmit Koordinues Ndërinstitucional …