Koordinatorja për të drejtat e njeriut, Vera Bytyçi në bashkëpunim me drejtoreshën e Hendikosit, Feride Hoxha, zhvilluan një mori aktivitetesh rekreative dhe sociale, me femijët me nevoja të veçanta ku pjesë e aktiviteteve ishin edhe prindërit. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte zhvillimi, integrimi dhe socializimi i fëmijëve në jetën shoqërore dhe të përditshme. Të dy institucionet u zotuan për bashkëpunim, realizim edhe të aktiviteteve të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në integrimin dhe barazinë e të gjithë fëmijëve në jetën shoqërore, dhe social.