Në Malishevë vazhdojnë aktivitetet për shënimin e  EPOPESË së UÇK- së

Aktivitetet për shënimin e EPOPESË SË  UÇK-së në Komunën e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit, Ekrem Kastrati,  filluan me 5 mars  me zbulimin e lapidarit të dëshmorit të kombit Ramadan Morina, vizitë nëpër shkolla të cila mbajnë emrat e dëshmorëve dhe dhënia e mirënjohjeve. Mbledhja solemne e 6 marsit dhe homazhet në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz si dhe përurimi i veprës, ‘ Arsimi dhe Kultura në Malishevë me rrethinë e autorit, Ramadan Krasniqi. Arbëreshë Krasniqi, drejtoreshë për Arsim dhe Edukim,  në përurimin e veprës’ Arsimi dhe Kultura në Malishevë me rrethinë të autorit, Ramadan Krasniqi, në fjalën e rastit  tha. ‘Sot, dhe për gjithherë personalitetet që u angazhuan për arsimin kombëtar të bëmat e tyre dhe sakrificën për liri dhe shkollë kombëtare e vlerësojmë lartë si dhe ndjejmë përgjegjësi institucionale, që ta rikujtojmë të kaluarën historike të vështirë që e kaloi shkolla dhe arsimi shqip, bashkë me mësimdhënësit e nxënësit, prandaj  rrugëtimi për dije në veçanti i malishevasve ishte tejet i vështirë nga regjimi pushtues serbe, kështu që  sakrifica e madhe ndër breza e periudha e kombit tonë, bëri që , sot ta gëzojmë lirinë dhe të kemi arsimin e shkollën kombëtare’, Lavdi dëshmorëve të të gjitha kohërave!Gëzuar mësimdhënësve e  nxënësve 7 Marsin- Ditën e Mësuesit dhe të shkollës së parë shqipe të Korçës. Për veprën folën, Habib Zogaj , redaktor dhe recensenti, Hamdi Thaçi, ku e vlerësuan lartë punën e autorit Ramadan Krasniq. ‘ Libri ka vlera të rëndësishme për arsimin në Komunën e Malishevës, pasi që ishte me popullsi homogjene shqiptare, ku edhe represaliet ishin pikërisht më të rënda nga pushtuesi, andaj këtu, kishte edhe më shumë krenari kombëtare, mospajtim me pushtuesin serb deri në kryengritje’.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …