Në Maqedoni janë regjistruar edhe pesë viktima nga koronavirusi, deri tani kanë vdekur 26 të infektuar

Në Maqedoni janë regjistruar edhe pesë viktima nga koronavirusi, deri tani kanë vdekur 26 të infektuar

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar të martën edhe pesë viktima nga koronavirusi. Deri tani kanë vdekur  26 të infektuar me koronavirus në këtë vend. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë dy nga Kumanova, të moshës 52 dhe 53 vjeç, një 65-vjeçar nga Llabunishta e Strugës, një grua e moshës 62 vjeçe nga Tetova dhe një tjetër e moshës 82 vjeçe nga qyteti i Shtipit. Sa u përket të të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja: në Shkup 15, në Kumanovë 7, në Prilep 1, në Strugë 3 dhe në Koçan 3. Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 599. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se beson se sistemi shëndetësor i vendit do të arrijë të përballojë gjendjen me pandeminë, duke theksuar se shëndetësia dhe punonjësit shëndetësorë mbeten shtyllat kryesore në vend. “E di që për momentin ju po mbani një ngarkesë të madhe. Lodhja po na arrin ngadalë të gjithëve, ndërsa na presin ditë akoma më të vështira përpara. Por, unë besoj se secili prej jush e di se sa e rëndësishme është të vazhdosh, të qëndrosh i përkushtuar, të përqendrohemi dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë”, tha Filipçe, në një mesazh dërguar personelit shëndetësor, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …