Në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në Bosnje e në Sanxhak sot janë mbajtur ceremonitë përkujtimore me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, raporton agjencia turke Anadolu. Me rastin e 79 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Atatürk, u organizua ceremoni përkujtimore nga Komuna Qendër-Zhupë që ndodhet në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe nga Shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”. Në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë të pranishëm ishin ministri i Administratës Publike i Republikës së Kosovës, Mahir Yağxhılar, zëvendëskryetarja e Kuvendit të Kosovës, Müfera Şhinik, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka dhe përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë si TIKA, Instituti Yunus Emre, nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit turk të Kosovës.
