Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut, Basri Canolli, ku edhe u bë vënia e gurthemelit të ndërtimit të Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – “Shpendi”, në fshatin Marec, investim i MKRS-së, objekt i trashëgimisë i cili që do ta mbajë emrin e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-deputetë të zonës dhe bashkëluftëtarë të heroit Canolli. Me këtë rast, Ministrja, tha se shteti e ka për obligim të kujtojë sakrificën e atyre që kanë kontribuuar në lirinë e vendit dhe MKRS-ja po investon në krijimin e kushteve për dokumentimin e tillë. Dumoshi vlerësoi se duke i nderuar luftëtarët tonë e gjakun tonë ne do ta gëzojmë lirinë dhe ky investim i ministrisë është një dokumentim i historisë tonë të lavdishme që ajo mos të harrohet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …