Në Institutin e Kosovës për Drejtësi kanë deklaruar për mediet se më së largu në muajin prill, pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mbushur më shumë se dy vjet që po mbahen në paraburgim. nga Gjykata Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim shumë i gjatë por jo edhe transparent. Shqiptimi i dënimet kundër Salih Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit i vitit 2022, i cili e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet burg. Para Salih Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Gjykatës Speciale e cila mbështetjen kryesore e ka në dëshmitarët e mbrojtur, të instruktuar, kryesisht nga radhët e ish bashkëpunëtorëve të regjimit të Serbisë dhe në deklaratat e tyre akuzuese, si qëllim primar, dhe jo vendosja e drejtësisë, pasi gjykimi është politik. Avokati, Artan Qerkini, thotë se edhe pse janë 46 mijë faqe dokumente e më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa të fillojë më shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve në apelimin e rastit të Pjetër Shalës nga Gjykata speciale, në Hagë
Gjykata speciale në Hagë ka vendosur të zgjasë afatin për dorëzimin e dosjeve nga Zyra …