Sot para objektit të Qeverisë së Kosovës është protestuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Ish-ushtarë të UÇK-së sot u mblodhën për të protestuar sërish me parullat “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”. Protesta u organizua nga ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Gashi. Ata kanë këruar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, duke bërë thirrje që edhe Qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim. Protesta e tyre nuk është e para për këtë arsye, ngase ata kanë protestuar edhe herë të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …