Ministrja Nagavci

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u votua Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë, u votua Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Ky projektligj do t’u ofrojë fëmijëve edukim në të gjitha format që nga lindja e deri në moshën gjashtë vjeçare. Lidhur me këtë është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se miratimi i këtij projektligji është një hap drejt zhvillimit të arsimit. “Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të nesërme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, shkroi ajo. Nagavci më tej dha detaje të tjera, ku ndër të tjera thuhej “Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …