Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Gjykatën Komerciale

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Gjykatën Komerciale

Ky vendim u cilësua si i nevojshëm për procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke arsyetuar këtë propozim tha se themelimi i kësaj gjykate është si rezultat i analizave të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Qeveria po ashtu ka marrë vendim që bashkëshortes së Ismet Jasharit i njohur si komandat Kumanova”,  Habibe Jashari t’i bëhet pagesa e pensionit për  periudhën 2011-2015 në vlerë prej 18 mijë eurosh. Ndërkaq, Qeveria po ashtu, ka aprovuar propozim -vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhim të AKP të cilat preken nga realizimi i projektit, “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit”, në Obiliq. Po ashtu është aprovuar dhe propozim vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP “Produkt”, Zona Kadastrale Polac i Ri në Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria gjithashtu ka bërë shqyrtimin e nismës për lidhje te marrëveshjes ndërmjet Qeverisë se Portugalisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …