Kryesia e OVL UÇK-së e rithekson se Gjykata Speciale është një e padrejtë që i ka ardhur Kosovës, sepse është e njëanshme dhe nuk i gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia pushtuese, si dhe marrë për bazë se shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne si OVL UÇK, kemi kërkuar vazhdimisht që të krijohet Gjykatë Speciale vendore, e cila do t’i ndiqte të gjitha krimet që janë shkaktuar në Kosovë, sepse përsëri e themi se nuk jemi kundër drejtësisë, por konsiderojmë se nuk po ndiqen krimet. OVL UÇK, do ta përcjell me vëmendje situatën dhe reagimet do t’i bëjë në përputhje me zhvillimet.
