Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e 108 me radhë. Në këtë mbledhje është tërhequr nga procedurat e shqyrtimit në Kuvend, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se e ka bërë edhe një kosnult me zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ka propozuar që të tërhiqet ky projektligj. Theksojmë se dy partitë më të mëdha opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e kanë përkrahur këtë projektligj. Ata kanë thënë se ky Projektligj është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, ku sipas tyre ka edhe disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ndryshim.
