Në mbrojtje të pozicioneve dhe vendit ku ka emetuar Radio-Kosova e Lirë gjatë luftës kanë qenë të angazhuar eprorët e komandës operative: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Refki Mazreku, Ajet Kastrati, Ajvaz Berisha Xhavit Sadriaj, Muharrem Sylejmani, Fadil Berisha, Agim Vrellaku, Mustafë Sopi, Faik Sopi, Daut Bajraktari, Dervish Bytyqi si dhe shumë luftëtarë të dalluar të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova dhe të brigadave: 113, Mujë Krasniqi e 114 Fehmi Lladrovci. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapres kanë qenë bazat më të mbrojtura dhe më të fortifikuara në Brigadën 121, Ismet Jashari-Kumanova. Në periudha të ndryshme të luftës çlirimtare, në fushën e nderit, kanë rënë këta bashkëpunëtorë të Radios-Kosova e Lirë: Xhavit Bajraktari, ka rënë më 2 maj 1999 në fshatin Shirokë të Therandës. Hyrë Emini ka rënë Tanushë të Gostivarit, më 29 korrik të vitit 2001. Islam Berisha ka rënë në Mitrovicë, më 2003.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …