Situatë shumë e rënduar po paraqitet në pikat kufitare të Kosovës. Aktualisht, situatë shumë e komplikuar është në Merdare, ku pritjet për të dalë nga territori i Kosovës arrijnë deri në shtatë orë. Aty janë krijuar kolona deri në dy kilometra. Pritje ka edhe në Jarinje, mirëpo krahasuar me pak orë më herët, aty situata është më e mirë, për shkak që mërgimtarët po presin nga dy orë për të dalë nga Kosovë, krahasuar me pasditen e sotme kur kjo pritje shkonte deri në tri orë. Ndërkaq, pritje njëorëshe ka në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …