Në meremetimin e QMF-ve në Suharekë këtë vit janë investuar 38,452.38€

Komuna e Suharekës, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe avancimit të standardit për shërbime ndaj qytetarëve ka bërë investime në riparimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në fshatrat Bukosh, Greikoc, Sopijë dhe Studenqan.

Këto Qendra të Mjekësisë Familjarë pas investimeve që janë bërë, janë dukshëm më të avancuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarë. Vitin tjetër pritet të investohet edhe në disa QMF në fshatrat e Komunës së Suharekës me qëllim të ngritjes së standardit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe të shëndetshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …