Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtë draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, në tavolinën e dialogut në takimin e 2 majit në Bruksel. Ai paraqiti vizionin e tij për themelimin e Asociacionit. Në mesin e disa modeleve evropiane të propozuara, ai zgjodhi që vizionin e tij ta bazojë në modelin kroat për pakicat. Nuk është draft përfundimtar, por është një pikënisje”, tha kryeministri, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë koment për vizionin e prezantuar. Javëve të fundit, nga diplomatë të ndryshëm, Kosovës i është kërkuar ta shqyrtojë edhe modelin e Tirolit Jugor. Ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë, në thirrjet e tyre drejtuar Kosovës që të bindet për të themeluar Asociacionin, kërkonin që të përdoret një model europian për të drejtat e pakicave që nuk do të çonte në një Republikë Serbe. Miroslav Lajçak ia kishte ofruar Albin Kurtit 15 modele europiane për trajtimin e pakicave në Europë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …