Në Republikën e Kosovës me Covid-19 janë infektuar 14.496, ku aktiv aktualisht janë 2760 persona, në mesin e tyre 722 fëmijë. Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Merita Berisha ka treguar se në mesin e rasteve aktive janë 722 fëmijë, nga të cilët 35 janë të hospitalizuar. Kujtojmë, që dje IKSHPK, ka njoftuar se në vend janë regjistruar 50 edhe raste të reja me koronavirus. Ndërkaq kanë vdekur edhe 5 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …