Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, nga data 27-30 mars 2017, për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë: “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Në ditën e parë të trajnimit, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë me MFSK-në dhe FSK-në.
