Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet ,,Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’’ nën organizimin e MFSK-së dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë etj. Punimet e Forumit i shpalli të hapura rreshter majori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues i forumit. Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së, si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe kontributin e tyre gjatë zhvillimit të punimeve të forumit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …