Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve të përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike. Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator Kombëtar për Siguri Kibernetike, Selami Shkodra, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime të rëndësishme, si jashtë dhe brenda vendit, në prezantime me qëllim të mësimit të përvojave të domosdoshme me avancimin e teknologjisë. Ai ka theksuar se përkundër përpjekjeve maksimale për ngritjen e sigurisë kibernetike, me këtë hov të teknologjisë, mund të konstatohet se njohuritë mbi kërcënimet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjese të madhe të qytetarëve, si dhe zyrtarëve të institucione publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …