Në minutat e para të 2019-tës, Agim Aliu vizitoi institucionet, i uroi Vitin e Ri, punonjësve kujdestar

Në minutat e para të Vitit të Ri 2019, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha si dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë vizituar institucionet kujdestare në shërbim këtë natë, si Spitali Regjional i Ferizajt, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Brigada e Zjarrfikësve, Stacioni Policor në Ferizaj dhe Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. I pari i Ferizajt, Agim Aliu i uroi punëtorët e këtyre institucioneve, Vitin e Ri 2019, me dëshirën që të përmirësohet mirëqenia e tyre dhe familjeve të tyre si dhe mbarësia e sukseset t’i përcjellin në vitin që sapo hymë. Ai ndër të tjera u njoftua edhe për menaxhimin e gjendjes dhe ofrimin e shërbimeve në këtë natë feste. Nga njoftimet e punonjësve të këtyre institucioneve në Ferizaj, gjendja u vlerësua përgjithësisht e qetë, nuk pati ndonjë incident apo sfidë për t’u theksuar në këtë natë feste, përjashtimisht grabitjes së sotme në një argjendari në qendër të qytetit në orët e pasdites, për të cilën Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Ferizaj njoftoi se ka nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Gjatë vizitës që i bëri i pari i Ferizajt, Agim Aliu, Spitalit Regjional të Ferizajt, takoi dy nëna që pak minuta para Vitit të Ri, sollën në jetë foshnjat e tyre. Ato i uroi për lindjen dhe uroi gjithashtu fat e mbarësi bashkë me familjet tyre për të porsalindurit. Edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu u prit ngrohtë nga oficerët kujdestar, të cilët i uroi Vitin e Ri dhe hyrjen në vitin e parë tashmë me mandat të ri të Ushtrisë së Kosovës. Me falënderimin për shërbimin ndaj qytetarëve dhe dhurata për stafin kujdestar dhe drejtuesit e këtyre institucioneve u përmbyll vizita e parë e 2019-tës e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …