Në Mitrovicë organizohen aktivitete kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

Organizimi i aktiviteteve debatuese kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, ka qenë temë e bisedës ndërmjet kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe përfaqësuesve të Qendrës për menaxhimin e konflikteve Partners Kosova, Selvije Rashani, menaxhere e programit te IQV –së dhe Mentor Rushiti, menaxher i administratës dhe financave.

Zonja Rashani fillimisht e njoftoj kryetarin Bahtiri me punën që bënë kjo qendër dhe programet që i ka zhvilluar dhe i ka në plan t’i zhvilloj gjatë kësaj vere.

Ajo me theks të veçantë foli për projektin që ka të bëjë me ekstremizmin dhe radikalizmin e që bazohet në Strategjinë Kombëtare Kundër Ekstremizmit dhe Radikalizmit, që financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Sipas saj debate dhe vork-shope në këtë temë do të mbahen edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

Zonja Rashani ka thënë se të rinjtë duhet të kenë njohuri dhe të dinë saktësisht se çka është ekstremizmi dhe çka radikalizmi, si dhe të mësojnë se si duhet qasur këtyre dukurive. Ajo shtoj se në debate përveç nxënësve, do të kyçen edhe përfaqësuesit e institucioneve,  pjesëtarët e policisë, përfaqësuesit e bashkësive fetare, ata të shoqërisë civile etj.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna do t’i mbështesë fuqishëm të gjitha aktivitetet e Qendrës për menaxhimin e konflikteve Partners Kosova dhe do të merr pjesë aktive në debatet lidhur me këto çështje.

“Mitrovicës i duhet më së shumti qetësia dhe rendi ligjor. Ajo ka pësuar shumë para, gjatë dhe pas lufte, andaj tani kur situata është stabilizuar dukshëm, luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit, duhet të jetë prioritet dhe në të duhet të përfshihen të gjithë, nxënësit, të rriturit, strukturat e pushtetit lokal, ato shtetërore, shoqëria civile etj”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …