Në Mitrovicë, prezantohet Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026

Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Komunën e Mitrovicës, u prezantua Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.

Në këtë takim morën  pjesë: Kryetarët e komunave, përfaqësues  të MAPL–së ,OSCE-së, BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të zgjedhur dhe emëruar të komunave.

Kryetari i komunës së Mitrovicës z.Agim Bahtiri theksoi që kjo strategji është një dokument i rëndësishëm për punën e institucioneve lokale dhe paraqet një udhërrëfyes të qartë për punën dhe objektivat e komunës. Objektivat e kësaj strategjie janë po ashtu objektiva të punës së komunës së Mitrovicës që nga fillimi i këtij mandati.

Kjo strategji shërben si një udhërrëfyes më i përgjithshëm për organizimin e vetëqeverisjes lokale. Sipas kryetarit Bahtiri, vizioni i kësaj strategjie për shërbime më të mira komunale dhe rritja e kualitetit të jetës së qytetarëve mbetet fuqishëm edhe vizion i tij në punën e tij në krye të komunës.

Në këtë prezantim u theksua nga përfaqësuesit e MAPL-së që misioni i strategjisë është rritja e autonomisë lokale dhe forcimi i aftësisë së komunave, që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik të ofrohen shërbime me kosto efektive për të rritur cilësinë e jetës, sigurinë dhe ekonominë lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …