Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, situata tani është e qetë dhe nën kontrollin e autoriteteve të rendit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e jugut të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se situata në jug të Mitrovicës është e qetë dhe nuk ndërlidhet me ngjarjet që kanë ndodhur ditë më parë në veri. Në anën tjetër, edhe zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka përshkruar si të qetë dhe pa probleme situatën e përgjithshme në veri Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …