Në Mitrovicë u hap Qendra Kulturore për Komunitete

Është përuruar Qendra Kulturore për Komunitete në Mitrovicë, e para e këtillë në tërë vendin. Në përurim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, nënkryetarët e komunës së Mitrovicës Faruk Mujka e Eroll Zekeria, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë të administratës komunale në Mitrovicë, përfaqësues të komuniteteve  etj. Kryetari Bahtiri tha se kjo është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për komunitetet që jetojnë në Komunën e Mitrovicës, pasi që tani u janë krijuar kushte më të mira për aktivitetet e tyre kulturore e të tjera. Pjesëtarët e komuniteteve tani mund të zhvillojnë aktivitetet të ndryshme për ruajtjen e vlerave kulturore dhe të tjera. Këto hapësira ju mundësojnë që të takohen dhe të realizojnë projektet e tyre që i kanë planifikuara, të zhvillojnë edhe më shumë  ne frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet tyre, por edhe në raport me shumicën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim komunitetet edhe në të ardhmen në mënyrë që ato të ndihen mirë dhe të barabartë në komunën tonë”, tha ai ndër të tjera kryetari Bahtiri. Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, tha se ndihet mirë kur merr pjesë në aktivitete të këtilla që kanë për qëllim krijimin e kushteve për komunitetet me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore e të tjera. Ndërkaq, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se kjo qendër do të jetë shtëpi e përbashkët për komunitetet e komunës së Mitrovicës. Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, për komunitete, Eroll Zekeria, falënderoi fillimisht kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri dhe Ministrin Yagcilar, për kontributin e dhënë për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete.

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …