Mitrovica Veriore dhe Zveçani futën në karantinë, reagon Thaçi, thotë kjo është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës

Në Mitrovicën e Veriut u diskutua për Urën mbi Lumin Ibër, por hapja po kundërshtohet nga serbët e bashkësia ndërkombëtare

Sot në Mitrovicën e  Veriut u mbajt debati për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që po kundërshtohet nga serbët lokalë dhe bashkësia ndërkombëtare. Në debat morën pjesë përfaqësuesit e kësaj komune dhe  të Qeverisë së Kosovës. Por, sipas Radios Evropa e Lirë, pjesëmarrës në debat janë një numër i vogël i qytetarëve serbë dhe shumica e të pranishmëve janë asamblistë komunalë, përfaqësues të OSBE-së dhe mediave. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ura do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë, që do të kontribuoi në lehtësimin e kontakteve të qytetarëve në jug dhe veri. Disa qytetarë serbë, të pranishëm në debat, thanë se nuk është e nevojshme që të hapet ura dhe mjafton që ajo të jetë e hapur për këmbësorë. Ata po ashtu u ankuan për praninë e madhe policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Pjesëmarrësit serbë dhe shqiptarë shprehën frikën për rritjen e tensioneve në rast të hapjes së urës, pa koordinim dhe pranim paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …